• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lirë për biznesmenët, por jo për fermerët/ Në Shqipëri futen pesticide kineze e indiane dhe “shiten” si europiane, Ministria hesht

by Bota Bota
October 11, 2026
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
Lirë për biznesmenët, por jo për fermerët/ Në Shqipëri futen pesticide kineze e indiane dhe “shiten” si europiane, Ministria hesht
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tregtia e medikamenteve bujqësore e 7 kompanive që dominojnë tregun në Shqipëri u siguron fitime të mëdha.

Sa herë që të mbjellat preken nga një sëmundje bujku vendoset në alert, ku për të shpëtuar prodhimin, atij i duhet të përdorë pompën me helme e cila kushton tepër shtrenjtë. Fermerët shumë herë denoncojnë cilësinë e këtyre ilaçeve bujqësore, ku për të njëjtën sëmundje atyre u duhet të përdorin pompën me pesticide të ndryshme.

Nëse shohim të dhënat e siguruara nga Top Channel, këto kompani u shesin fermerëve pesticide që prodhohen jashtë territorit të BE.

Në vendin tonë hyjnë pesticide nga Kina, India, Jordania dhe Kazakistani, shtete të cilat jo gjithmonë të garantojnë siguri. Saktësisht për vitin 2025 dhe 8 mujorin e parë të 2026, në doganën shqiptare janë futur 748 tonë helme kineze dhe indiane, në vlerën e 2.68 milionë eurove. Këto pesticide kushtojnë lirë për biznesmenët, por jo për fermerët të cilët i blejnë ato si të ishin preparate europiane.

“Pesticidet janë ato që i themi thikë me dy presa. Janë shumë të domosdoshme në rrethana të caktuara. Fermeri vetëm për pesticide nuk kursehet, kurse për plehra edhe kursehet sepse thotë  sigurohen edhe nga toka. Pesticidet zënë diku tek 30% të kostove të prodhimit”, tha Ilir Kristo, eskpert i tokave bujqësore.

Helmet bujqësore të vendeve të treta rrugën deri Shqipëri e gjejnë përmes ligjit. Për Komisionin e Regjistrimit të PMB-ve që ndodhet në Ministrinë e Bujqësisë, rëndësi ka që lënda aktive e pesticidet të jetë e regjistruar në Europë, por nga ana tjetër po ky komision anashkalon vetitë fiziko-kimike të cilat janë shumë herë më të ulëta se në ato preparate që prodhohen në BE. Kjo do të thotë se ilaçet kineze që rrisin frutat dhe perimet tona nuk i luftojnë sëmundjen siç duhet, për këtë arsye fermeri përballë dobësisë së pesticidit detyrohet të spërkasë disa herë prodhimin.

“Shpesh ai mund të ketë një emër të një produkti të njohur, por ai mund të jetë një produkt i cili nuk përdoret atje ku duhet”, tha Kisto. 

Është ministria e bujqësisë ajo që duhet të analizojë përmbytjen e pesticideve që importon kompania: Agro-Blend shpk, SHEGAJ-AGR, MELDI sh.p.k., ARLI INTERNACIONAL, AGROHELP SH.P.K, AGRO-ZANI, dhe INTERLOGJISTIC, pasi këto helme luajnë një rol vendimtarë për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve./ Top Channel

Tags: medikamente bujqesore
Previous Post

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 134-t kundër qeverisë, qytetarët paralajmërojnë vijimin e qëndresës: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Lirë për biznesmenët, por jo për fermerët/ Në Shqipëri futen pesticide kineze e indiane dhe “shiten” si europiane, Ministria hesht

Lirë për biznesmenët, por jo për fermerët/ Në Shqipëri futen pesticide kineze e indiane dhe “shiten” si europiane, Ministria hesht

October 11, 2026
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 134-t kundër qeverisë, qytetarët paralajmërojnë vijimin e qëndresës: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 134-t kundër qeverisë, qytetarët paralajmërojnë vijimin e qëndresës: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!

October 11, 2026
Pamje të frikshme/ Moska sulm me raketa pranë një dyqani në Kharkiv, 3 të vrarë dhe 9 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë (VIDEO)

Pamje të frikshme/ Moska sulm me raketa pranë një dyqani në Kharkiv, 3 të vrarë dhe 9 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë (VIDEO)

October 11, 2026
Plagoset me thikë në bark 58-vjeçari shqiptar në Kretë, autori i mitur iu fut në banesë dhe e sulmoi

Plagoset me thikë në bark 58-vjeçari shqiptar në Kretë, autori i mitur iu fut në banesë dhe e sulmoi

October 11, 2026
Fshati pa infrastrukturë, banorët e Rrushkullit në mëshirë të fatit

Fshati pa infrastrukturë, banorët e Rrushkullit në mëshirë të fatit

October 11, 2026
Derbi i takon Tiranës, sundon ndaj Partizanit

Derbi i takon Tiranës, sundon ndaj Partizanit

October 11, 2026
Atentati me tritol në Gjirokastër/ I plagosur djali i ish-prokurorit, dyshimet

Atentati me tritol në Gjirokastër/ I plagosur djali i ish-prokurorit, dyshimet

October 11, 2026
Angli/ Ndryshon ligji i emigracionit, fund përdorimit të Konventës Evropiane për bllokimin e dëbimeve

Angli/ Ndryshon ligji i emigracionit, fund përdorimit të Konventës Evropiane për bllokimin e dëbimeve

October 11, 2026
FOTOLAJM/ Pankartat nga protesta e 134-t kundër Ramës

FOTOLAJM/ Pankartat nga protesta e 134-t kundër Ramës

October 11, 2026
VIDEO/ “Ndizet” derbi i kryeqytetit, sherr me flakadanë mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës

VIDEO/ “Ndizet” derbi i kryeqytetit, sherr me flakadanë mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës

October 11, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Erion Isai u kërkon favore s*ksuale punonjësve dhe drejtorëve”- Gazetari bën denoncimin e fortë dhe publikon mesazhet +18 me kryebashkiakun e Kolonjës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL