BOTA /

Tjetër tragjedi në Kosovë, dyshohet se babai vrau djalin e tij

Ngjarja vjen pak ditë pasi burri vrau gruan dhe vëllain e saj.

Shkruar nga Versus

Tjetër tragjedi në Kosovë, dyshohet se babai vrau djalin e tij

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën. Mbrëmjen e sotme në fshatin Pogragjë të Gjilanit ka mbetur i vrarë një person dhe dyshohet se autor ka qenë babai i viktimës.

Mediat e Kosovës shkruajnë se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas raportimeve të para të mediave lokale, viktima dyshohet se është vrarë nga babai i tij, por këto rrethana ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Ngjarja ka ngritur dyshime për një tragjedi të rëndë familjare, ndërsa ende nuk dihen motivet që mund të kenë çuar deri te vrasja. Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë. Versus.al

Tags:

kosove

Poll