Messi përzgjedh 10 talentët që mund të dominojnë futbollin e së ardhmes

Messi përzgjedh 10 talentët që mund të dominojnë futbollin e së ardhmes

20:45, 11/10/2026

Lionel Messi ka përzgjedhur 10 nga talentët e rinj që, sipas tij, kanë potencialin për të arritur majat e futbollit botëror. Mes emrave të spikatur është edhe bashkëkombësi i tij, Tomás Aranda, një talent i ri që aktivizohet te Boca Juniors.

Përzgjedhja e yllit argjentinas u bë në kuadër të një fushate publicitare të një marke sportive, e cila synon të promovojë brezin e ri të futbollistëve dhe të ardhmen e këtij sporti.

“Dhjetë kapituj që rishkruajnë të ardhmen e lojës. Kjo është një histori që sapo ka filluar”, thuhet në videon prezantuese të fushatës.

Vëmendja e Messit ndaj këtyre talenteve përbën një vlerësim të veçantë për lojtarët e rinj, të cilët synojnë të lënë gjurmë në futbollin ndërkombëtar.

Megjithatë, bëhet fjalë për një përzgjedhje në kuadër të një fushate publicitare dhe jo për një renditje zyrtare të talenteve më të mirë të së ardhmes.

10 futbollistët e zgjedhur nga Messi

1.    Tomas Aranda — Argentina, Boca Juniors

2.    Can Uzun — Turkiye, Eintracht Frankfurt

3.    Gilberto Mora — Mexico, Tijuana

4.    Max Dowman — England, Arsenal

5.    Zavier Gozo — United States, Crystal Palace

6.    Jesus Rodríguez — Spain, Como 1907

7.    Kees Smit — Netherlands, AZ Alkmaar

8.    Chloe Sarwie — England, Chelsea

9.    Giovanna Waksman — Brazil, OL Lyonnes

10.Lotta Wrede — Germany, Hamburger SV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco