Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Tirana siguroi një fitore të rëndësishme në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, duke triumfuar me golat e realizuar nga Xhixha, Ilievski dhe Kis. Përveç vlerës në renditje, 3 pikët kanë peshë të veçantë edhe për krenarinë e skuadrës bardheblu.

Të lidhura

None found

Pas përfundimit të ndeshjes, Tirana ka ndarë në rrjetet sociale momente nga fitorja ndaj rivalëve të përhershëm. Në postimin e 26 herë kampionëve të Shqipërisë në Instagram ka reaguar edhe Ernest Muçi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka pëlqyer publikimin e klubit. Muçi u bë i njohur pikërisht te Tirana, ku qëndroi nga viti 2018 deri në vitin 2021. Në shkurt të vitit 2021, ai u transferua te Legia e Varshavës për 500 mijë euro. Në 65 ndeshje me fanellën bardheblu, bomberi pogradecar realizoi 20 gola dhe dhuroi 5 asiste.



Quantcast