PS kërkon Bardhin dhe Balliun dy muaj jashtë Kuvendit, vendos sot Sekretariati i Etikës
Sekretariati i Etikës pritet të shqyrtojë sot kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin me dy muaj nga aktiviteti parlamentar të deputetëve demokratë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Nisma e socialistëve vjen pas tensioneve të regjistruara në seancën plenare ku u votua Reforma Territoriale. Gjatë zhvillimeve në Kuvend, drejt kryeministrit Edi Rama, anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve të PS-së u hodhën shishe uji dhe vezë, në një seancë të shoqëruar me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Kërkesa për masa disiplinore mban firmën e 10 deputetëve socialistë. Në argumentet e paraqitura, ata e cilësojnë sjelljen e dy deputetëve të opozitës si incidente të rënda, duke përmendur fyerje, provokime dhe sulme fizike gjatë seancës parlamentare.
Tashmë, vendimi i Sekretariatit të Etikës do të përcaktojë nëse Bardhi dhe Balliu do të përballen me masën e kërkuar nga mazhoranca.
Në rast se kërkesa miratohet, dy deputetët demokratë do të mbeten për dy muaj jashtë seancave plenare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Përveç kufizimit të pjesëmarrjes në punimet e Kuvendit, masa parashikon edhe ndërprerjen e pagës gjatë periudhës së përjashtimit.
Zelensky mbi 7 vjet në pushtet pa zgjedhje, çfarë parashikon Kushtetuta e Ukrainës dhe pse kundërshtohet legjitimiteti i tij?
Rusia mohon të ketë dijeni nga Trump për armëpushimin energjitik
Dikur sekrete, praktikat e sulmeve bërthamore të Francës i dërgojnë një mesazh Putinit
- 08:11 Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi
- 08:10 Zelensky mbi 7 vjet në pushtet pa zgjedhje, çfarë parashikon Kushtetuta e Ukrainës dhe pse kundërshtohet legjitimiteti i tij?
- 08:07 Investigimi: Si japin urdhra amerikanët për abuzim seksual me të miturit! Familjet e tyre shesin materialet online
- 08:06 Një person i vrarë dhe 11 të plagosur nga sulmi i dytë i Huthëve në aeroportin e Riadit
- 08:04 BE synon marrëveshjen e klimës në COP31 për të përshpejtuar uljen e gazrave serë
- 08:03 Rusia mohon të ketë dijeni nga Trump për armëpushimin energjitik