Pas festimeve që kanë nisur prej javësh, atmosfera kulmoi mbrëmjen e së dielës për familjen e Bebe Rexhës.
Këtë periudhë, këngëtarja shqiptare ka qenë e pranishme në festimet për dasmën e të vëllait, ndërsa dje ka qenë edhe festa e madhe, e cila është mbajtur në New York.
Në këtë gëzim familjar, s’kanë munguar traditat shqiptare. Në një video të ndarë nga Yllka Kuqi, e cila ka performuar në dasmë, Bebe duket duke shijuar në maksimum tupanat dhe këngët shqiptare, e herë pas here merr edhe vetë mikrofonin në dorë për të kënduar.









Komente
Komento