web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri izraelit në Tiranë, marrëveshje e re mes Shqipërisë dhe Izraelit në disa sektorë strategjikë

12 Tetor 2026, 08:12, Aktualitet CNA

Ministri izraelit në Tiranë, marrëveshje e re mes

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku në qendër të diskutimeve është një marrëveshje e gjerë ndërqeveritare mes dy vendeve, e cila synon të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Marrëveshja parashikon krijimin e mundësive për bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes institucioneve shqiptare dhe kompanive izraelite, veçanërisht në sektorë si siguria kibernetike, teknologjia, energjia, menaxhimi i ujit, shëndetësia dhe bujqësia.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Sa’ar pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Vizita synon të forcojë më tej lidhjet mes dy shteteve, duke i dhënë një dimension më konkret bashkëpunimit ekonomik dhe institucional. Përmes marrëveshjes së njohur si G2G, palët synojnë të krijojnë një kuadër që lehtëson përfshirjen e kompanive izraelite në projekte dhe iniciativa në Shqipëri.

 





Lajmet e fundit nga