LIVE UPDATES
Aktualitet

AMF: Shqipëria, drejt kuadrit të parë ligjor për obligacionet e mbuluara

Nisma krijon mundësi të reja për financim afatgjatë, forcon mbrojtjen e investitorëve dhe mbështet zhvillimin e mëtejshëm të tregut vendas të kapitalit, në përafrim me kuadrin e Bashkimit Europian.

12 Tetor 2026, 08:31 Nga E. D
AMF: Shqipëria, drejt kuadrit të parë ligjor për
foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, ka hartuar projektligjin “Për emetimin e obligacioneve të mbuluara dhe mbikëqyrjen e tyre”, i cili hap rrugën për prezantimin në tregun shqiptar të një instrumenti të ri financiar dhe krijimin e një kuadri të posaçëm ligjor për emetimin dhe mbikëqyrjen e tij.

Nisma krijon mundësi të reja për financim afatgjatë, forcon mbrojtjen e investitorëve dhe mbështet zhvillimin e mëtejshëm të tregut vendas të kapitalit, në përafrim me kuadrin e Bashkimit Europian.

Deri më sot, legjislacioni shqiptar ka rregulluar emetimin e titujve të borxhit në përgjithësi, por jo mekanizmat specifikë që karakterizojnë obligacionet e mbuluara.

Projektligji synon të plotësojë këtë hapësirë, duke përcaktuar rregulla të qarta për emetimin, cilësinë dhe administrimin e aktiveve mbuluese, si dhe kërkesa të posaçme për transparencën dhe informimin e investitorëve, me qëllim forcimin e mbrojtjes së tyre.

Projektligji synon gjithashtu forcimin e mbikëqyrjes përmes një qasjeje të koordinuar ndërmjet Autoritetit dhe Bankës së Shqipërisë, në përputhje me kompetencat e secilit autoritet.

Banka e Shqipërisë ruan kompetencat e saj për mbikëqyrjen prudenciale të institucioneve të kreditit dhe jep opinion paraprak për aspektet prudenciale të programit, ndërsa Autoriteti miraton programin dhe ushtron mbikëqyrjen publike të tij.

Ky bashkërendim mundëson një vlerësim të integruar si të qëndrueshmërisë prudenciale të institucionit emetues, ashtu edhe të integritetit të instrumentit, transparencës dhe mbrojtjes së investitorëve.

Me qëllim sigurimin e një zbatimi të rregullt dhe efektiv të kuadrit të ri ligjor, projektligji parashikon hyrjen në fuqi më datë 1 janar 2029.

Kjo periudhë tranzitore synon t’u krijojë kohë të mjaftueshme subjekteve të interesuara, në veçanti institucioneve të kreditit, për t’u përgatitur dhe për të përshtatur strukturat, procedurat e brendshme, sistemet dhe kapacitetet e tyre me kërkesat e reja ligjore.

Njëkohësisht, kjo periudhë do të mundësojë përgatitjen dhe miratimin e kuadrit të nevojshëm rregullator në zbatim të ligjit, si dhe ngritjen e kapaciteteve dhe mekanizmave të nevojshëm për një mbikëqyrje efektive të veprimtarisë së emetimit dhe administrimit të obligacioneve të mbuluara.

Mbrojtje e dyfishtë për investitorët

Obligacionet e mbuluara janë tituj borxhi të emetuar nga institucione krediti dhe të mbështetur nga një grup i posaçëm aktivesh të pranueshme me cilësi të lartë, i njohur si “grupi i mbulimit”.

Karakteristika kryesore strukturore e këtij instrumenti është mbrojtja e dyfishtë e investitorit: krahas pretendimit të drejtpërdrejtë ndaj institucionit të kreditit emetues, investitori gëzon edhe një të drejtë me përparësi mbi aktivet e grupit të mbulimit.

Projektligji parashikon që këto aktive të jenë të identifikueshme, të regjistruara dhe të veçuara juridikisht nga aktivet e tjera të emetuesit. Në rast paaftësie paguese, ndërhyrjes së jashtëzakonshme ose likuidimit të institucionit emetues, obligacionet nuk bëhen automatikisht të pagueshme përpara afatit të maturimit dhe parashikohen mekanizma të posaçëm administrimi për mbrojtjen e të drejtave të investitorëve dhe vijimin e përmbushjes së detyrimeve sipas kushteve të programit.

Mbrojtja e investitorëve përforcohet më tej përmes kërkesave për mbikolateralizim, rezervë likuiditeti, administrim të rreziqeve dhe monitorim të pavarur të grupit të mbulimit.

Publikimi periodik i informacionit mbi përbërjen dhe cilësinë e aktiveve, nivelin e mbulimit të detyrimeve dhe rreziqet e programit synon t’u mundësojë investitorëve vendimmarrje më të informuar.

Më shumë mundësi financimi dhe investimi afatgjatë

Për institucionet e kreditit, obligacionet e mbuluara përfaqësojnë një burim të ri dhe potencialisht më të qëndrueshëm financimi afatgjatë. Ato mund të ndihmojnë në diversifikimin e burimeve financiare, uljen e varësisë nga financimi afatshkurtër, potencialisht edhe në uljen e kostove të financimit  dhe përputhjen më të mirë të detyrimeve afatgjata me portofolin e kredive dhe aktivet afatgjata.

Për tregun e kapitalit, nisma krijon bazën ligjore për një kategori të re, të standardizuar titujsh borxhi. Kjo zgjeron alternativat e investimit për fondet e investimit, fondet e pensionit dhe investitorë të tjerë institucionalë, në përputhje me limitet ligjore përkatëse të investimit.

Nisma përmbush njëkohësisht angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 9 “Shërbimet financiare” të procesit të integrimit europian dhe objektivat e politikës kombëtare për zhvillimin e tregjeve të kapitalit për periudhën 2023–2027. Miratimi dhe zbatimi i projektligjit do të krijonin bazën për zhvillimin e një segmenti të ri të tregut financiar shqiptar, duke zgjeruar mundësitë e financimit të ekonomisë dhe duke vendosur standarde të posaçme për mbrojtjen e investitorëve./Monitor

autoriteti i mbikëqyrjes financiare

Sondazh

Poll

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela