Gazetari spanjoll zbulon incidentin: Vinicius shtyu zyrtarin e La Liga-s dhe kërkoi falje

Vinicius Junior është përfshirë në një incident pas ndeshjes së fundit, pasi dyshohet se ka shtyrë një zyrtar të La Liga-s në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi teksa sulmuesi brazilian i Real Madridit po largohej nga fusha, sipas gazetarit Marcos Benito, i cili e raportoi rastin ekskluzivisht në emisionin sportiv “El Chiringuito TV”.

Më vonë, Vinicius u përball me situatën dhe vendosi t’ua shpjegonte veprimet e tij bashkëlojtarëve dhe stafit teknik të skuadrës.

Futbollisti e pranoi se kishte gabuar dhe kërkoi falje përpara lojtarëve dhe stafit të Real Madridit.

“Vinicius kërkoi falje në dhomat e zhveshjes dhe i shpjegoi veprimet e tij”, deklaroi gazetari Marcos Benito.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse Vinicius do të dënohet me pezullim për dy ndeshje, çka do ta detyronte të mungonte ndaj Sevillas dhe rivalit të përbetuar, Barcelonës.


Shtuar më 12.10.2026 08:40

Quantcast