Rezmi Arifi dhe viktima, Bajram Arifi
Personat që shikoni në foto janë babë e bir në Gjilan, ku Rezmi Arifi qëlloi për vdekje djalin e tij 29- vjeçar, Bajram Arifi. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Pogragjë të Gjilanit, në Kosovë.
Rezmi Arifi
Sipas raportimeve të mediave vendase, krimi i rëndë dyshohet se ndodhi pas një konflikti mes babait dhe të birit. Gjatë sherrit, 29-vjeçari është qëllua me armë zjarri nga babai dhe si pasojë e plagëve të marra, ai humbi jetën.
Pas ngjarjes, Remzi Arifi dyshohet se është larguar nga vendi i krimit me një automjet Suzuki dhe vijon të jetë në arrati. Policia e Kosovës po punon për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Viktima,Bajram Arifi
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll

