Investimet në Durrës/ Rama ndan pamje të godinës së re të Fakultetit të Studimeve Profesionale

12 Tetor 2026, 08:50Sociale TEMA
Investimet në Durrës/ Rama ndan pamje të godinës së re

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga godina e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka zgjedhur të përshëndesë ndjekësit e tij në nisje të javës, duke publikuar imazhe nga godina e re e fakultetit.

“Mirëmëngjes ???? dhe me godinën e re të Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Lini një Përgjigje