• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bojkoti paralizon GJKKO-në/ Rrezikohen afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve

by Sport Sport
October 12, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Bojkoti paralizon GJKKO-në/ Rrezikohen afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bojkoti i seancave gjyqësore nga avokatët, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores që ndalon telefonat celularë në sallat e gjykimit, ka paralizuar prej më shumë se një muaji veprimtarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Përplasja mes gjykatës dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë rrezikon respektimin e afateve procedurale dhe të drejtën e të pandehurve për një proces të rregullt ligjor.

Një nga rastet që nxori në pah pasojat e bojkotit është ai i Greta Gjocit, nënë e një foshnjeje tre muajshe, e cila më 5 tetor u dërgua në burgun e Pojskës në Pogradec, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin e saj për përfshirje në një skemë mashtrimi me call center, ku akuzoheshin edhe 15 persona të tjerë.

Gjoci duhet të vuajë edhe rreth tre vjet e gjysmë burg, por ligji parashikon mundësinë e shtyrjes së ekzekutimit të dënimit për gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë nën një vjeç. Pasi qëndroi rreth 24 orë në burg së bashku me foshnjën, mbrojtësit e saj iu drejtuan GJKKO-së me kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit. Shqyrtimi i kërkesës u përball me pengesën e bojkotit të shpallur nga Dhoma e Avokatisë, në kundërshtim me rregulloren e re të gjykatës që ndalon hyrjen e avokatëve me telefona celularë. Dhoma kishte paralajmëruar masa disiplinore për çdo avokat që do të thyente bojkotin, duke i vendosur mbrojtësit e Gjocit përballë zgjedhjes mes respektimit të vendimit të organizatës profesionale dhe mbrojtjes së interesit të foshnjës.

Paraditen e së enjtes, njëri prej dy avokatëve të saj, Jurgen Gjoci, mori pjesë në seancë, pavarësisht rrezikut të ndëshkimit disiplinor. Ai shpjegoi se kishte vepruar për arsye humanitare, pasi në këtë rast ishte në diskutim interesi i një foshnjeje tre muajshe. Avokati tha gjithashtu se e dënuara ishte e afërmja e tij dhe se nuk mund të hiqte dorë nga përfaqësimi. Komiteti Disiplinor i Dhomës së Avokatisë mori në konsideratë arsyet humanitare dhe vendosi t’i japë Gjocit vetëm një masë vërejtjeje dhe këshillimi. Ndryshe veproi në rastin e avokatit Lefter Xhengo, i cili mori pjesë në një seancë për masë sigurie në GJKKO. Për thyerjen e bojkotit, Këshilli Disiplinor vendosi pezullimin e licencës së tij për dy vjet.

Si nisi konflikti për telefonat celularë

Përplasja mes GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë nisi më 1 shtator, kur hyri në fuqi një rregullore e re për sigurinë dhe sjelljen në ambientet e gjykatës, e cila ndalon mbajtjen dhe përdorimin e telefonave celularë në sallat e gjykimit. Po atë ditë, Dhoma e Avokatisë kërkoi rishikimin e dispozitave që kufizonin përdorimin e celularëve, me argumentin se ndalimi cenonte ushtrimin e profesionit të avokatit. Në mungesë të një marrëveshjeje, më 8 shtator, Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës vendosi bojkot pa afat të proceseve në GJKKO, duke përjashtuar fillimisht seancat për caktimin, zëvendësimin ose shuarjen e masave të sigurimit, si dhe çështjet që lidhen me amnistinë. Dy javë pas kërkesës fillestare, GJKKO-ja refuzoi ndryshimin e rregullores, duke argumentuar se ndalimi i celularëve zbatohej njësoj për gjyqtarët, prokurorët, gazetarët dhe të gjithë personat e pranishëm në sallë. Sipas gjykatës, avokatët mund të përdornin kompjuterë portativë për konsultimin e dosjeve dhe kishin në dispozicion mjetet ligjore për të kundërshtuar rregulloren. Pas këtij refuzimi, Dhoma e Avokatisë e zgjeroi bojkotin edhe në seancat për masat e sigurimit personal dhe çështjet që lidhen me hetimet paraprake, duke paralajmëruar procedime disiplinore për avokatët që nuk do ta respektonin vendimin. Nga ana tjetër, GJKKO-ja nisi të gjobisë avokatët që nuk paraqiteshin në seanca. Në një vendim për gjobitjen e 15 avokatëve, gjykata argumentoi se bojkoti nuk përbënte grevë në kuptimin kushtetues, pasi Dhoma e Avokatisë nuk është sindikatë dhe detyrimi i mbrojtësve për të marrë pjesë në gjykim buron nga ligji procedural dhe autorizimi i klientëve. Sipas gjykatës, bojkoti bie ndesh edhe me funksionin publik të Dhomës, që është garantimi i një mbrojtjeje ligjore efektive. Edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) deklaroi se rregullorja është një akt i miratuar, i cili mund të ndryshohet vetëm përmes ankimit. “Çdo pretendim mbi përmbajtjen e saj i nënshtrohet procedurave të ankimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e KLGJ-së. Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, e kundërshtoi këtë qëndrim, duke e cilësuar rregulloren antikushtetuese dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e profesionit të avokatit. Ai pretendoi se ndalimi nuk bazohej në probleme konkrete të shkaktuara nga avokatët dhe se rregullorja ishte miratuar pa konsultim. Haxhia tha se Dhoma kishte kërkuar ndërmjetësimin e KLGJ-së për organizimin e një tryeze të përbashkët, por pa rezultat. Ai kritikoi gjobat e vendosura nga gjykata dhe paralajmëroi se avokatët që thyenin bojkotin rrezikonin deri në heqjen e licencës. “Ne jemi të hapur për dialog dhe për zgjidhje të problemit, por jo për imponim dhe nënshtrim”, deklaroi ai për BIRN, duke këmbëngulur se bojkoti do të vijonte pa kompromis. Më 6 tetor, BIRN i kërkoi GJKKO-së informacion mbi ndikimin e bojkotit në zhvillimin e proceseve dhe respektimin e afateve procedurale, por gjykata kërkoi më shumë kohë për t’u përgjigjur. Pas më shumë se një muaji, palët vijojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre, pa një zgjidhje në horizont. Bojkoti rrezikon edhe afatet e paraburgimit Pasojat e bojkotit janë vërejtur edhe në procesin penal ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë dhe ish-Presidentit, Ilir Meta. Gjatë seancës së 24 shtatorit, avokati i tij, Bujar Musta, ishte i pranishëm në sallë, por qëndroi në vendet e rezervuara për publikun dhe refuzoi të merrte përsipër mbrojtjen për shkak të bojkotit. I pyetur nga gjykata për arsyet e mospërfaqësimit të klientit, Musta shpjegoi se rrezikonte humbjen e licencës nëse shkelte vendimin e Dhomës së Avokatisë. Kryesuesi i trupit gjykues dhe njëkohësisht kryetari i GJKKO-së, Erion Bani, i tërhoqi vëmendjen se situata mund të përbënte vepër penale sipas nenit 264 të Kodit Penal, që lidhet me detyrimin për të marrë pjesë ose jo në grevë. Më 7 tetor, Meta reagoi përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar përshkallëzimin e konfliktit të panevojshëm dhe të shmangshëm. Sipas tij, shtyrja e dhjetëra seancave po cenon të drejtën për proces të rregullt ligjor dhe po krijon kosto financiare për avokatët, të pandehurit, familjarët e tyre dhe shtetin, i cili duhet të përballojë transportimin e të paraburgosurve nga institucionet e vuajtjes së dënimit drejt Tiranës. Përtej shtyrjes së proceseve, situata ngre pikëpyetje mbi respektimin e afateve procedurale dhe ligjshmërinë e mbajtjes së personave në paraburgim. Neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe neni 42 i Kushtetutës garantojnë të drejtën për një gjykim të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm. Ndërkohë, neni 342 i Kodit të Procedurës Penale parashikon se shqyrtimi gjyqësor mund të ndërpritet vetëm për arsye të veçanta dhe për një periudhë deri në 15 ditë. Problemi është veçanërisht i ndjeshëm për personat e arrestuar gjatë hetimeve paraprake, për të cilët ligji përcakton afate të rrepta për kontrollin gjyqësor të masës së sigurimit. Sipas nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale, marrja në pyetje e personit të arrestuar duhet të kryhet jo më vonë se tri ditë nga ekzekutimi i masës. Neni 261 parashikon se masa e paraburgimit humbet fuqinë nëse kjo procedurë nuk realizohet brenda afatit ligjor. Për shkak të bojkotit dhe vështirësive për të siguruar mbrojtjen ligjore, përfshirë caktimin e avokatëve kryesisht, zhvillimi i këtyre seancave rrezikon të bëhet i pamundur. Kjo mund të sjellë humbjen e fuqisë së masave të sigurimit edhe për persona të arrestuar me kërkesë të SPAK-ut në kuadër të hetimeve për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sipas raportimit të BIRN, gjatë dy javëve të fundit nuk rezulton të jenë zhvilluar seanca të tilla në GJKKO-në e Shkallës së Parë. Avokatët deklarojnë se ndodhen mes dy masave ndëshkuese: Dhoma Kombëtare e Avokatisë i kërcënon me procedim disiplinor dhe heqje licence nëse marrin pjesë në seanca, ndërsa GJKKO-ja ka nisur t’i gjobisë për mungesën dhe mospërfaqësimin e klientëve. Në këtë përplasje institucionale, pasojat po rëndojnë mbi proceset gjyqësore dhe të drejtat e personave që presin të gjykohen.

Previous Post

Horoskopi për sot, 12 tetor 2026/ Dashuria, financat dhe mundësitë për 12 shenjat

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Bojkoti paralizon GJKKO-në/ Rrezikohen afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve

Bojkoti paralizon GJKKO-në/ Rrezikohen afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve

October 12, 2026
Horoskopi për sot, 12 tetor 2026/ Dashuria, financat dhe mundësitë për 12 shenjat

Horoskopi për sot, 12 tetor 2026/ Dashuria, financat dhe mundësitë për 12 shenjat

October 12, 2026
Përmirësohen kushtet atmosferike/ Parashikimi i motit për sot, 12 tetor 2026

Përmirësohen kushtet atmosferike/ Parashikimi i motit për sot, 12 tetor 2026

October 12, 2026
Financial Times: Rusia planifikon të vrasë drejtuesit e industrisë së mbrojtjes në Evropë!

Financial Times: Rusia planifikon të vrasë drejtuesit e industrisë së mbrojtjes në Evropë!

October 11, 2026
Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

October 11, 2026
Trump shpalli armëpushimin energjetik, Zelensky akuzon Rusinë: Sulmet nuk janë ndalur

Trump shpalli armëpushimin energjetik, Zelensky akuzon Rusinë: Sulmet nuk janë ndalur

October 11, 2026
Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

October 11, 2026
Kush është krahu i djathtë i Tërmet Peçit i arrestuar për “Vjosën”? Si e fali Prokuroria pak muaj më parë

Kush është krahu i djathtë i Tërmet Peçit i arrestuar për “Vjosën”? Si e fali Prokuroria pak muaj më parë

October 11, 2026
Kosovë/ Babai vret me armë zjarri djalin dhe arratiset

Kosovë/ Babai vret me armë zjarri djalin dhe arratiset

October 11, 2026
Lirë për biznesmenët, por jo për fermerët/ Në Shqipëri futen pesticide kineze e indiane dhe “shiten” si europiane, Ministria hesht

Lirë për biznesmenët, por jo për fermerët/ Në Shqipëri futen pesticide kineze e indiane dhe “shiten” si europiane, Ministria hesht

October 11, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL