VIDEO/ Situatë kaotike në fund të Kaljari-Juventus, Spaleti përplaset me Pisakanen! Të dy trajnerët e pësojnë keq

VIDEO/ Situatë kaotike në fund të Kaljari-Juventus, Spaleti përplaset me Pisakanen! Të dy trajnerët e pësojnë keq

08:59, 12/10/2026

Dueli mes Kaljarit dhe Juventusit u mbyll me tension mes dy trajnerëve Pisakane dhe Spaleti.

Incidenti nuk i shpëtoi as kamerave.

Gjithçka ndodhi në momentin që trajnerët shkuan për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit.

Ishte Pisakane ai që shtrëngoi nga krahu Spaletin, i cili iu përgjigj “dhëmb për dhëmb”, kolegut të tij.

U desh ndërhyrja e pjestërëve të tjerë të stafit që situata mos të agravonte.

https://streamin.link/v/2384bd66

Të dy trajnerët u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari, duke humbur kështu ndeshjet e radhës.

Me shumë gjasa do të jenë edhe subjekt i Komisionit të Disiplinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco