Rama ndan pamjet: Fakulteti i Studimeve Profesionale në Durrës me 45 auditorë dhe 15 laboratorë shkencorë
Lajme E Hënë, 12 Tetor 2026 09:05
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga godina e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
“Dhe me godinën e re të Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.


