Historiani Auron Tare publikon pamjet e shtëpisë së rrënuar të Mitrush Kutelit

12 Tetor 2026, 09:08Kulturë TEMA
Historiani Auron Tare publikon pamjet e shtëpisë së rrënuar

Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrënojave të shtëpisë së shkrimtarit të njohur Mitrush Kuteli, duke denoncuar përmes një reagimi në Facebook braktisjen dhe kthimin e saj në vendgrumbullim mbeturinash.

Krahas pamjeve të trishta, Tare sjell edhe një fragment nga letra e lamtumirës së Kutelit për bashkëshorten, me një mesazh të fortë për dashurinë ndaj atdheut dhe gjuhës shqipe.

“Rrënojat e Shtëpisë së Mitrush Kutelit”

Prozator, poet e folklorist, publicist, përralltar e kritik letrar, Kuteli i la që në të gjallë kulturës dhe mendimit shqiptar mbi 10 botime letrare.

Shqiptarët i hedhin plehra themeleve të shtëpisë së tij.  Vetëm 20 metra nga kopështi i Lasgushit shtëpia është rrënuar dhe ka mbetur vend hedhurinash. Rrugica e ngushtë që dikur lidhte shtëpitë e dy njerzve të letrave është mbyllur me mure dhe gurë si për ti ndarë ata poetë edhe pas vdekjes.

Pjesë nga Letra e lamtumirës për bashkëshorten”

“Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje”

Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli)

A.K./TemA

Lini një Përgjigje