Aksident në Fier, u përplas nga makina teksa lëvizte me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Të lidhura

None found

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun në këtë aks me fluks të lartë qarkullimi.


Shtuar më 12.10.2026 09:10

Tags: ,
Quantcast