Dalin pamjet e sulmit të Huthi-ve në aeroportin e Riadit (VIDEO)

12 Tetor 2026 | 09:11

Një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të ri në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite, njoftuan autoritetet saudite.

Sulmi ndodhi një ditë pasi një tjetër goditje, për të cilën morën përgjegjësinë rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, shkaktoi 13 viktima dhe mbi 300 të plagosur.

Sipas forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, një predhë e paidentifikuar shënjestroi Terminalin 4 të aeroportit ndërkombëtar të Riadit, duke shkaktuar zjarr. Autoriteti i Aviacionit Civil Saudit konfirmoi se nga incidenti mbeti një person i vdekur dhe 11 të tjerë u plagosën.

Pas sulmit, forcat e koalicionit njoftuan se sistemet saudite të mbrojtjes ajrore kishin ndaluar një raketë lundruese në afërsi të aeroportit ndërkombëtar King Khalid.

Më vonë, autoritetet raportuan dhe shkatërrimin e një droni në Provincën Lindore, si dhe neutralizimin e një rakete balistike të lëshuar në drejtim të qytetit Khamis Mushait.

VIDEO

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kallas mirëpret armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, por skeptike nëse Moska do ta respektojë atë

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas , mirëpriti të hënën njoftimin e armëpushimit energjetik midis Rusisë dhe Ukrainës , duke theksuar megjithatë se ajo do...
08:49 | 12/10/2026

Volkswagen mbështet planin e BE-së për të forcuar industrinë evropiane dhe për të konkuruar rivalët kinezë

Shefi i Volkswagen, Oliver Blume ka mbështetur propozimet e BE-së për të nxitur industrinë e saj vendase, duke argumentuar se prodhuesit evropianë të makinave duhet...
08:45 | 12/10/2026

Netanyahu kërkon hetim dhe dërgimin në gjyq të autorëve të dokumentarit “NAZA”: Po njollosin imazhin e Izraelit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kërkon nisjen e një hetimi ndaj autorëve të dokumentarit NAZA dhe dërgimin e tyre para drejtësisë, duke i akuzuar për...
08:40 | 12/10/2026