Vendi
Aksident në unazën e Fierit, makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime trupore. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Reklamë
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, efektivët po kujdesen edhe për disiplinimin e trafikut në këtë aks rrugor, ku qarkullimi është i lartë.
Deri më tani, nuk ka të dhëna të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit apo rrethanat e plota të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




