Ministri i Jashtëm i Izraelit viziton Tiranën, takim me Ramën. Zbardhet agjenda
Lajme E Hënë, 12 Tetor 2026 09:19
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Mësohet se në axhendën e ministrit për ditën e sotme janë parashikuar takime me kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit.
Në fokus të bisedimeve pritet të jetë bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

