Tension i lartë pas ndeshjes Cagliari-Juventus, që u mbyll në barazim 1-1. Protagonistë ishin dy trajnerët, Luciano Spalletti i Juventus-it dhe Fabio Pisacane i Cagliari-t. Ata shkuan shumë pranë përplasjes fizike, përballë njëri-tjetrit.
Pisacane i tha diçka kolegut Spalletti dhe i shtrëngoi dorën e majtë. Trajneri i bardhezinjve reagoi dhe situata u ndez menjëherë. Ndërhynë pjesëtarët e dy stolave dhe arbitri i katërt për t’i ndarë.
Më pas, arbitri Marcenaro vendosi t’i ndëshkojë të dy me karton të kuq.
Unë i thashë se janë të zotët, luajnë mirë dhe dinë si të fitojnë kohë, shpjegoi pas ndeshjes Spalletti për Dazn. Ai më pyeti çfarë do të thotë ‘të fitosh kohë’ dhe arbitri na nxorri jashtë të dyve. Asgjë e veçantë, gjithçka normale, komentoi shkurt tekniku i Juventusit.