Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë në Berat dhe zhduket

Aksident në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Automjeti përplas në rrugë 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet nga vendngjarja. I plagosuri E. Selfaj është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, policia po punon për identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Një automjet ka përplasur në rrugë një shtetas, që ishte duke qarkulluar me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata që pasi kanë parë një person të shtrirë në rrugë, kanë njoftuar policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I plagosuri, shtetasi E. Selfaj, është transportuar me ambulancë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të marra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që kanë kryer edhe veprimet e para hetimore në vendngjarje. Gjithashtu janë marrë edhe kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përgjatë këtij aksi, për të bërë të mundur identifikim e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?