Kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.10.2026, 09:25

Policia greke ka arrestuar tre të rinj, 19, 21 dhe 22 vjeç, gjatë një kontrolli në aksin rrugor Kalamata-Pylos, në Meseni. Të tre rezultuan se qëndronin ilegalisht në Greqi, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 14.7 gramë kanabis, një sasi e vogël kokaine dhe dokumente identifikimi të falsifikuara. Verifikimet e mëtejshme zbuluan se 19-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

I riu dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri të 36-vjeçarit turk Halil Uçar, ngjarje e ndodhur në mars të këtij viti në zonën e Saukut, në Tiranë. Sipas të dhënave të hetimit, dy personat ndodheshin në tavolina të ndryshme të një lokali, në kate të ndryshme të ndërtesës. Pasi konsumoi darkën në katin e parë, 19-vjeçari u ngjit në katin e dytë dhe qëlloi me armë drejt Uçarit, duke e plagosur me një plumb në shpatull.

Dyshohet se autori tentoi të qëllonte disa herë, por arma iu bllokua dhe vetëm një plumb goditi 36-vjeçarin. Pas ngjarjes, ai u largua nga vendi i krimit dhe identiteti i tij nuk u bë publik. Në atë kohë, hetuesit dyshuan se plagosja mund të kishte lidhje me një konflikt të mëparshëm në Turqi, por motivi mbeti i paqartë. Edhe vetë Halil Uçar ka mohuar se e njihte bashkatdhetarin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit