Hekurudha e re/ Ironia e Telitit: Të jemi falenderues që po vjedhin pak -Tarifë korrupsioni, do paguhet nga taksat tona

09:04, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për ekspertin e ekonomisë, Dorian Teliti projekti hekurudhor Tiranë-Durrës, është një projekt, vlera e të cilit është dyfishuar me nga 20% do vit.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Teliti nuk e kurseu ironinë, lidhur me projektin ku tha se duhet të jemi falenderues që po vjedhin kaq pak.

Sipas Telitit, sa i përket pojektit hekurudhor, autoritetet institucionale duhet të kishte një diskutim të gjerë publik, me ekspertë dhe konsultim institucional.

Eksperti u shpreh gjithashtu se projekti është denoncuar që në fillesat e tij, më 2016 nga ana e PD.

Është shtyrë projekti me 5 vite dhe vlera është dyfishuar me 20% çdo vit, të jemi falenderues që po vjedhim pak…sa amatorë janë në kryerjen e punëve dhe treguesi i radhës është klienti korruptiv i mendësisë së tyre.

Duhet të kishte diskuim të gjerë publik, me ekspertë dhe diskutim institucional. Vlera dyfishohet dhe rritet vit pas viti, që mos të kemi surpriza të radhës. Është denoncuar që në fillesat e saj që më 2016 nga PD.

Çfarë kostosh shtesë do përballojmë ne në të ardhmen, që do na rëndojnë ne. S’është bërë studim e diskutim. Çdo project investimi që nuk shoqërohet me studim e konsultim publik, janë projekte të destinuara të dështojnë dhe barrë për buxhetin.

Tallja me Von der Leyen, ishte tallje mediokreje, s’është bërë për herë të parë. U hap shampanja për integrimin u shërbenë dhe ëmbëlsira, kur guxojnë të gënjejnë faktorin ndërkombëtar imagjinoni çfaë na bëjnë ne. Është tarifë korrupsioni dhe do paguhet nga taksat tona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco