Trump kërkon ndryshimin e emrit të një oqeani, ja dy propozimet

12 Tetor 2026 | 09:35

Pasi riemërtoi Gjirin e Meksikës dhe Liqenin Ontario, presidenti amerikan Donald Trump hodhi idenë e ndryshimit të emrit të Oqeanit Atlantik ose Paqësor, madje duke sugjeruar që t’i japë emrin e tij.

Duke folur në një tubim në Clarksville, Tennessee, Trump iu referua ndryshimeve të emrit që ai tashmë ka bërë, duke sugjeruar se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq .

“Ne kemi gjirin. Ne kemi një liqen të bukur”, tha ai. “Tani, dikush tha se na duhet një lumë. Na duhet një lumë. Na duhet një oqean .”

Pastaj ai sugjeroi dy emra të mundshëm për Atlantikun ose Paqësorin.

 “ Do ta quajmë ‘Oqeani Trump’ ose ‘Oqeani i Amerikës’, diçka e tillë ”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje nga publiku.

“Para se të largohem nga detyra, mendoj se duhet të kemi një oqean. Dhe na duhet një lumë i madh ”, shtoi ai.

Trump vitin e kaluar e riemërtoi Gjirin e Meksikës në Gjirin e Amerikave , duke shkaktuar tensione diplomatike me Meksikën.

Gushtin e kaluar, presidenti amerikan e riemërtoi gjithashtu Liqenin Ontario, i cili ndodhet midis Nju Jorkut dhe Kanadasë, si Liqeni Amerika . Ky veprim erdhi mes një mosmarrëveshjeje me udhëheqjen kanadeze mbi tregtinë dhe tarifat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fenomeni El Niño arrin intensitet rekord, ekspertët paralajmërojnë rritje të mëtejshme të temperaturave globale

Parashikuesit globalë kanë paralajmëruar prej muajsh se fenomeni El Niño ka të ngjarë të bëhet më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë, ndërsa rekordi i fundit...
09:26 | 12/10/2026

Sulm me dron ndaj një cisterne në Oman, dy marinarë të zhdukur

Një anije cisternë u sulmua nga një dron pranë ankorimit Sohar në Oman, duke lënë dy anëtarë të ekuipazhit të zhdukur. Sipas informacioneve të fundit...
09:15 | 12/10/2026

Mbi 200 lëkundje pasuese në Panama pas tërmetit 7.7 ballë, dëme në 900 shtëpi

Më shumë se 200 lëkundje pasuese janë regjistruar në Panama që kur një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi vendin të premten, duke...
09:14 | 12/10/2026