Jahni me llukanik DIMAL dhe qepë, shije tradicionale që të hap oreksin nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Një recetë me shije të vërtetë tradicionale, ku llukaniku DIMAL, qepa dhe erëzat bashkohen për të sjellë në tryezë një gatim plot aromë që të hap oreksin. Shefja e kuzhinës Albana Mançja na zbulon mënyrën e përgatitjes së kësaj pjate të shijshme, ideale për të gjithë ata që duan shijet autentike të kuzhinës shqiptare.
Përbërësit:
- 500 gr llukanik DIMAL
- 3 kokrra qepë
- 3 thelpinj hudhër
- 1 lugë gjelle salcë speci
- 2 lugë gjelle uthull
- 2 gjethe dafine
- Piper i kuq
- Kripë dhe piper i zi
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Kaurdisim llukanikun me qepët e grira mesatarisht, duke shtuar pak vaj ulliri. Pasi qepët të jenë bërë transparente, shtojmë salcën e specit dhe piperin e kuq. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta dhe më pas shtojmë ujë gradualisht. Sa herë që shohim se uji është përthithur, shtojmë përsëri, derisa gjella të marrë shijen dhe trashësinë e dëshiruar.
Në fund, rregullojmë shijen me gjethet e dafinës, hudhrën e shtypur, uthullën, kripën dhe piperin e zi. E lëmë të ziejë edhe për pak minuta, që të bashkohen të gjitha shijet.




