E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në rrethrrotullimin e Plasmasit në Lushnjë, lëndohet drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në rrethrrotullimin e Plasmasit. Mësohet se një makinë  tip “Benz” është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar.

Reklamë

Dyshohet se automjeti ka goditur nga pas motomjetin.

I lënduari është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Reklamë

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për të dokumentuar aksidentin dhe për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e tij. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Benz” po merret në pyetje nga uniformat blu.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.