Aksident i rëndë në Berat, shoferi përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe ikën, detajet e para

Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat, shoferi përplas
Aksident në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Automjeti përplas në rrugë 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet nga vendngjarja. I plagosuri Endri Selfaj është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, policia po punon për identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Një automjet ka përplasur në rrugë një shtetas, që ishte duke qarkulluar me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata që pasi kanë parë një person të shtrirë në rrugë, kanë njoftuar policinë.

I plagosuri, shtetasi Endri Selfaj, është transportuar me ambulancë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që kanë kryer edhe veprimet e para hetimore në vendngjarje. Gjithashtu janë marrë edhe kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përgjatë këtij aksi, për të bërë të mundur identifikim e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit.

ME TE LEXUARAT