-Almer Toska: Balluku ka një ortak brenda SPAK! Zbulon takimin e fshehtë

-Almer Toska: Balluku ka një ortak brenda SPAK! Zbulon takimin e fshehtë

09:29, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ gazetari Almer Toska thotë se Belinda Balluku është një nga njerëzit që zotëron pasuri marramendëse që kanë burim korrupsionin dhe nxit SPAK të dërgojë në Kuvend  kërkesën për arrestimin e saj.

Toska zbulon dhe lojën e Ramës.

“Belinda Balluku është një nga njerëzit që zotëron pasuri marramendëse që kanë burim korrupsionin. Është e faktuar se ka dy vila që mban Igli Tare. Dhe unë kam një këshillë për këtë të fundit. Bën mirë të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të mos pengojë drejtësinë. Nga të dhënat që kam unë Igli Tare është pyetur në SPAK

Toska thotë se Rama luan me dopio standard me dosjen Balluku ndërsa zbulon dhe mikun e besuar të ish zv/kryeministres në SPAK.

“Ndërkombëtarëve u thotë nëse SPAK mua më sjell fakte që Balluku ka kryer korrupsion unë jam gati ta lëshoj. Ndërkohë përdor të gjitha fijet brenda SPAK për t’i bërë presion prokurorit Dritan Prençi dhe njerëzit që merren me këtë dosje.

Balluku i di Ramës shumë gjëra, shumë afera korruptive në insfrastrukturën rrugore, në Energjetikë I ka kryer me bekimin e Edi Ramës. Kontrollin e krimit të organizuar, makinerinë e blerjes së votës, presionit në qarkun e Fierit e ka bërë për llogari të Edi Ramës. Belinda Balluku di shumë gjëra për Edi Ramën. Balluku ka një ortak brenda SPAK, një bashkëpunëtor të ngushtë brenda SPAK, Altin Dumani. Është njeriu i besuar i saj brenda SPAK. Altin Dumani dhe Belinda Balluku janë takuar në shtëpinë e vjehrrit të Altin Dumanit, në verën e vitit 2024.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco