VIDEO/ Gatime shqiptare, këngë e valle me tupana, Bebe Rexha zbulon festën tradicionale të dasmës së vëllait në New York

12 Tetor 2026, 09:39Lifestyle TEMA
VIDEO/ Gatime shqiptare, këngë e valle me tupana, Bebe Rexha zbulon

Këngë shqiptare, gatime tradicionale dhe valle nën ritmin e tupanave. Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit momente nga festimet për dasmën e vëllait të saj në New York, ku atmosfera është mbushur me elemente të traditës shqiptare.

Nga përgatitjet në shtëpi deri te festa me muzikë popullore, këngëtarja ka sjellë pamje që tregojnë se si familja ka zgjedhur ta festojë këtë moment të rëndësishëm, duke ruajtur zakonet dhe gjuhën shqipe edhe larg Shqipërisë.

Në videot e publikuara shihen momente nga përgatitja e ushqimeve tradicionale, ndërsa në festë nuk mungojnë këngët shqip, vallja dhe tingujt e tupanave.

Bebe është shfaqur duke shijuar atmosferën dhe duke iu bashkuar festës, ndërsa në disa momente merr edhe mikrofonin për të kënduar. Pamje nga dasma ka ndarë edhe këngëtarja Yllka Kuqi, e cila ka qenë e pranishme për të performuar në këtë gëzim familjar.

Dasma në New York ka sjellë kështu një atmosferë tipike shqiptare, ku muzika, ushqimi dhe traditat kanë bashkuar familjarët në një festë që këngëtarja ka zgjedhur ta ndajë edhe me publikun e saj.

Lini një Përgjigje