Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen
Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës. Në seancën e kaluar, dy të akuzuarit kishin kërkuar të përfitonin nga gjykimi i shkurtuar.
Megjithatë, në seancën e zhvilluar këtë të hënë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre, duke vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm. Ky vendim nënkupton se procesi gjyqësor do të vijojë sipas procedurës së zakonshme, me shqyrtimin e provave dhe të rrethanave të çështjes.
Meçe dhe Guçe akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim. Dy të akuzuarit mbeten në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, me “detyrim paraqitje” për moskallëzim krimi.
Egli Proga u vra në një bar-kafe në Pogradec më 10 Gusht të viti 2024.
Berisha: PD dënon deklaratat e Daçiç, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal
Temperatura të ulëta dhe ditë me diell, parashikimi i motit për javën
Shkëputet ashensori në një restorant në Fushë-Krujë, humb jetën kamarieri 16-vjeçar! Dy të arrestuar
- 11:09 Përmbytjet në Nepal, mbi 100 alpinistë të huaj mbeten të bllokuar, ushtria nis operacionet e kërkim-shpëtimit
- 10:58 Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit të Përgjithshëm, Hoxha pret homologun Sa’ar
- 10:54 Zelensky gati për “armëpushim energjetik” me Rusinë, kërkon garanci nga SHBA-ja
- 10:41 Zgjedhja e presidentes së Kosovës, Ambasada e SHBA: Të përkushtuar për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta
- 10:40 BE miraton 1,600 lista të reja sanksionesh kundër Rusisë
- 10:32 Gjykatësi urdhëron Trump të tërheqë reklamat e financuara nga taksapaguesit që promovojnë presidentin