Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen
Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës. Në seancën e kaluar, dy të akuzuarit kishin kërkuar të përfitonin nga gjykimi i shkurtuar.
Megjithatë, në seancën e zhvilluar këtë të hënë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre, duke vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm. Ky vendim nënkupton se procesi gjyqësor do të vijojë sipas procedurës së zakonshme, me shqyrtimin e provave dhe të rrethanave të çështjes.
Meçe dhe Guçe akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim. Dy të akuzuarit mbeten në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, me “detyrim paraqitje” për moskallëzim krimi.
Egli Proga u vra në një bar-kafe në Pogradec më 10 Gusht të viti 2024.
Malkaj: Më qëlloi dikush me shpullë në kurriz dhe më tha mos shko më në protestë
“Ne artistët në Shqipëri jemi mjet argëtimi jo vlerë kombëtare”, Malkaj: Ka kosto reagimi
“Aktorja e denoncoi”, Gjini: Viktima tregoi forcë, dha shembullin që duhet reaguar kur cënohesh
- 09:43 Aksidenti me 11 viktima në Turqi, dalin pamjet e përplasjes së kamionit me autobusin me turistë
- 09:35 Trump kërkon ndryshimin e emrit të një oqeani, ja dy propozimet
- 09:26 Fenomeni El Niño arrin intensitet rekord, ekspertët paralajmërojnë rritje të mëtejshme të temperaturave globale
- 09:15 Sulm me dron ndaj një cisterne në Oman, dy marinarë të zhdukur
- 09:14 Mbi 200 lëkundje pasuese në Panama pas tërmetit 7.7 ballë, dëme në 900 shtëpi
- 09:11 Dalin pamjet e sulmit të Huthi-ve në aeroportin e Riadit (VIDEO)