Po përgatiteshin të kryenin një atentat në Lezhë pak ditë më parë, dalin përpara gjykatës tre të arrestuarit

12/10/2026 09:58

Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si “Shkambi”, dhe Vinçesk Piroli janë paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Lezhës, nën masa të rrepta sigurie.

Tre të arrestuarit janë shoqëruar drejt ambienteve të gjykatës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa pritet që ndaj tyre të vijojnë procedurat gjyqësore.

Tarja, Ymeri dhe Piroli u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “Detajet”.

Sipas dyshimeve të policisë, tre personat po përgatiteshin të kryenin një atentat. Arrestimi i tyre u bë pas veprimeve hetimore të kryera nga autoritetet.

Top Channel