Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokatja
Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitu...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitu...

Njeriu i kryebashkiakut Erion Veliaj në Drejtorinë e Burgjeve, i cili e drejtoi këtë institucion për disa muaj, Adriatik Kupi, ka dhënë dorëheqjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kupi ka shkruar se drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk ka qenë i lehtë.
Kupi ka qenë një mbështetës i flaktë i Erion Veliajt si kryebashkiak. Ka pasur denoncime se pas ardhjes së tij, burgu i Durrësit ku ndodhet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale u kthye në harem.
“Pas shtatë muajsh në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kam vendosur të jap dorëheqjen nga kjo detyrë.
Për mua kjo nuk ishtë një periudhë e lehtë, pasi kishte probleme që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme, vendime të vështira që duheshin marrë dhe përgjegjesi që nuk mund të shtyheshin as me minuta. Jam përpjekur t’i përballoj me angazhim maksimal, duke pasur gjithmonë parasysh njerëzit dhe institucionet për të cilat mbaja përgjegjësi.
Gjatë këtyre muajve, puna ime është përqendruar në forcimin e sigurisë, përmirësimin e administrimit dhe modernizimin e sistemit penitenciar. Përparësi kanë qenë rritja e përgjegjshmërisë, mbështetja e profesionalizmit të punonjësve dhe përmirësimi i kushteve të trajtimit të personave që vuajnë dënimin.
Besoj se një sistem penitenciar modern matet edhe me mënyrën se si i trajton njerëzit, me respektimin e të drejtave të tyre, me transparencën dhe me mundësitë reale që u jep për t’u rehabilituar e për t’u rikthyer në shoqëri. Kjo ka qenë bindja që më ka udhëhequr në këtë detyrë.
Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë.
Kritikën jam përpjekur ta dëgjoj, edhe kur ka qenë e vështirë. Përballë pengesave, kemi vazhduar të punojmë. Për disa gjëra të tjera, koha do të flasë më qartë se unë sot.
Sot largohem me mirënjohje për të gjithë ata që punuan me mua, që ndanë përgjegjësitë dhe që i qëndruan pranë kësaj pune deri në fund. E di se sa përkushtim kërkon puna e përditshme në këtë sistem dhe e vlerësoj kontributin e secilit.
Falënderoj Ministrinë e Drejtësisë, në mënyrë të veçantë ministrin Z. Toni Gogu për besimin dhe bashkëpunimin, drejtuesit dhe punonjësit e sistemit penitenciar, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët, për mbështetjen dhe kontributin gjatë kësaj periudhe.
Largohem nga detyra me respekt për përgjegjësinë që më është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë në shërbim të një sistemi penitenciar më të sigurt, më të drejtë dhe më njerëzor”, shkruan Kupi./ CNA
Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen d...
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ndodhet në Ti...
Greta Gjoci, nënë e një foshnje tremuajshe, u dërgua më 5 ...
Ministria e Arsimit ka miratuar një Kod të ri Etike, mbi s...
Sipërmarrësi Gjergj Luca ka reaguar pas fjalimit të Sekret...
Këshilli Bashkiak i qytetit të Gjirokastrës i ka akorduar ...
Protesta qytetare kundër qeverisë hyri këtë të diel në dit...
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtes...
Qindra tifozë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kom...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e fazës së i...
Ish-deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar ashpër ndaj ...
Policia e Tiranës, në kuadër të masave të marra për garant...
Prej ditësh, CNA ka zbardhur raportet e Kontrollit të Lart...
Një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë...
Policia Rrugore e Shkodrës është në aksion duke monitoruar...
Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e Huthëve kundër Ar...
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka reaguar në lidhje me shp...
Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podkastit të...
Pas përfundimit të fjalimeve të Kryeministria, protestuesi...
Drejtuesi i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja ka ...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Pogragjë t...
Një incident është shënuar këtë të diel në ndeshjen e FC D...
Disa tifozë të derbit mes Partizanit dhe Tiranës janë shoq...
Ka ndërruar jete edhe punëtori i dytë shqiptar që mbeti i ...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativis...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Një studim i kohëve të fundit i titulluar “Ekonomia e Kafe...
Gjykata Kushtetuese Federale (Bundesverfassungsgericht) gë...
Në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mbi buxheti...
Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ushtria rus...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Qiratë vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, dhe disa ...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bashkëpunim ...
Tenderi me vlerë rreth 1.09 miliardë lekë apo rreth 11.4 m...
Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj euro...