Shkëputet ashensori në një restorant në Fushë-Krujë, humb jetën kamarieri 16-vjeçar! Dy të arrestuar

12 Tetor 2026 | 10:06

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Fushë Krujë lidhur me ndarjen nga jeta të një 16-vjeçari. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen për veprat “Vrasja nga pakujdesia”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lokalin e 62-vjeçarit të arrestuar, Afrim Vath. Kamarieri 26-vjeçar, Endri Stafuka ka shtyrë shtyrë me duar kamarierin tjetër 16-vjeçari brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën.   

“Krujë Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;  -A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperatura të ulëta dhe ditë me diell, parashikimi i motit për javën

Hakil Osmani, meteorologu i Meteoalb, në një lidhje live për Euronews, bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se kjo javë do të jetë nën...
10:07 | 12/10/2026

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve: Pati kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, pas shtatë muajsh në drejtimin e këtij institucioni. Përmes një reagimi publik, Kupi...
09:59 | 12/10/2026

Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen

Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës. Në seancën e kaluar,...
09:43 | 12/10/2026