Shkëputet ashensori në një restorant në Fushë-Krujë, humb jetën kamarieri 16-vjeçar! Dy të arrestuar

12 Tetor 2026 | 10:06

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Fushë Krujë lidhur me ndarjen nga jeta të një 16-vjeçari. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen për veprat “Vrasja nga pakujdesia”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lokalin e 62-vjeçarit të arrestuar, Afrim Vath. Kamarieri 26-vjeçar, Endri Stafuka ka shtyrë shtyrë me duar kamarierin tjetër 16-vjeçari brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën.   

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ngjarja raportohet aksidentale, çdo gjë ka nisur si një shaka mes dy të rinjve, të dy punonjës të lokalit. Gjithashtu mësohet se i ndjeri ishte i punësuar në biznesin e gjyshit të tij, Afrim Vathit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës.

“Krujë Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;  -A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: PD dënon deklaratat e Daçiç, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit serb, Ivica Daçiç i cili deklaroi të...
10:15 | 12/10/2026

Temperatura të ulëta dhe ditë me diell, parashikimi i motit për javën

Hakil Osmani, meteorologu i Meteoalb, në një lidhje live për Euronews, bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se kjo javë do të jetë nën...
10:07 | 12/10/2026

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve: Pati kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, pas shtatë muajsh në drejtimin e këtij institucioni. Përmes një reagimi publik, Kupi...
09:59 | 12/10/2026