Kamarieri shtyn për vdekje 16-vjeçarin në ambientet e një lokali në Krujë, arrestohet 26 vjeçari, pranga edhe pronarit

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë.
I riu, i cili punonte si kamarier në një lokal, ka shtyrë për vdekje në ashensor 16 vjeçarin e punësuar si kamarier në lokal.
Në prangat e policisë, ka rënë edhe pronari, i cili akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;
-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.




