Eurodeputeti Raphael Glucksmann ka fituar primaret e së majtës socialdemokrate në Francë, duke siguruar 66,13% të votave dhe duke u shpallur kandidat i kësaj force politike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.
Sipas rezultateve të publikuara më 11 tetor, Glucksmann mori 79.613 vota, duke lënë pas kreun e Partisë Socialiste, Olivier Faure, me 14,48%, dhe ish-kandidaten presidenciale Ségolène Royal, me 7,62%.
Pas fitores, Glucksmann bëri thirrje për bashkimin e së majtës rreth vlerave socialdemokrate. Megjithatë, ai ka përjashtuar një aleancë me partinë e së majtës radikale La France Insoumise, të drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon.
Glucksmann, themelues i partisë Place Publique dhe eurodeputet që prej vitit 2019, përballet me sfidën e zgjerimit të mbështetjes përtej votuesve të primareve.
Gara presidenciale e vitit 2027 pritet të jetë e vështirë, me Marine Le Pen, Édouard Philippe dhe Jean-Luc Mélenchon ndër emrat kryesorë të përmendur në skenën politike franceze.
Lini një Përgjigje