Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes për gjykim të shkurtuar. Të dy ata akuzohen për vrasjen e Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2024 në Pogradec. Meçe dhe Guçe kërkuan gjykim të shkurtuar për të përfituar uljen dënimi. Megjithatë, në seancën e zhvilluar këtë të hënë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre, duke vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm.