Një lokal në Krumë të Hasit ishte përshtatur për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pokeri”, është arrestuar në flagrancë një 47-vjeçar, punonjës i lokalit, ndërsa pronari 34-vjeçar është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 10 makineri elektronike, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera që do të shërbejnë si prova materiale.