Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratës së zv.kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren. Në një reagim publik, e cilësoi “provokuese” dhe “luftënxitëse”, duke dënuar qëndrimet që kërcënojnë paqen e stabilitetin në rajon.
Daçiçit iu referua si “klouni i Millosheviçit” dhe “pasardhës direkt partiak i Kasapit të Ballkanit”, duke akuzuar udhëheqjen aktuale serbe për ultranacionalizëm dhe armiqësi ndaj paqes.
Sipas kreut të PD-së, deklarata për Prizrenin dëshmon edhe një herë rrezikun që përbëjnë qëndrimet nacionaliste serbe për stabilitetin e bashkëpunimin rajonal.
Reagimi:
Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit. Në një deklaratë provokuese dhe luftënxitëse, Ivica Daçiç u shpreh se Flamuri serb do të valvitet mbi Prizren!
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë deklaratë të kllounit, pasardhësit direkt partiak të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, që dëshmon edhe një herë se udhëheqja e verbër ultranacionaliste aktuale serbe është një armike e paqes, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.