FUSHË-KRUJË- Një shaka mes dy kamarierëve përfundoi në tragjedi në një restorant dasmash në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës. Enes Isaku, vetëm 16 vjeç, i cili punonte kamerier në lokalin e gjyshit, humbi jetën pasi ashensori u shkëput, dhe i mituri përplasi kokën në pllaka.
Bëhet fjalë për një ashensor mallrash, që përdorej për të transportuar ushqime nga magazina në restorant. Dyshohet se 16-vjecarin e ka shtyrë brenda ashensorit, kamerieri 26-vjcar Endri Stafuka. Sipas të dhënave paraprake, i mituri po bëhej gati të zbriste me ashensor, kur kamarieri Endri Stafuka e ka shtyrë me duar, pasi po bënin lojëra me tyre. Sapo ka shtypur butonin, ashensori ka pësuar defekt dhe ka rënë me forcë në katin e poshtëm.
Policia arrestoi Endri Stafukën, 26 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Në pranga përfundoi edhe Afrim Vathi, 62 vjeç, gjyshi i 16-vjecarit i cili akuzohet për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehjen e të ardhurave”. Nga hetimet paraprake dyshohet se 62-vjecari kishte punesuar djalin e vajzes pa dokumente dhe nuk kishte marre masa per funksionimin e ashensorit.
Shkëputja e menjëhershme e tij rrezikoi t'i merrte jetën edhe kamarierit 26-vjeçar. Mësohet se vetëm pak çaste përpara tragjedisë, ashensori ishte përdorur edhe nga vetë pronari i lokalit, Afrim Vathi, gjyshi i viktimës.
Ngjarja ndodhi te dielen e 11 tetorit, në restorantin “Wedding Center Vathi”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
Krujë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;
-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento