Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria mbyll nesër kapitullin e katërt të negociatave me BE! Marta Kos: Zgjerimi po ecën përpara, siguria kusht për anëtarësimin

    Varianti i ri i Covid-19, XFG përhapet në Britani! Cilat janë simptomat dhe çfarë thonë ekspertët

    Volkswagen mbështet planin e BE-së për të forcuar industrinë evropiane dhe për të konkuruar rivalët kinezë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shqipëria mbyll nesër kapitullin e katërt të negociatave me BE! Marta Kos: Zgjerimi po ecën përpara, siguria kusht për anëtarësimin
    Kryesore

    Shqipëria mbyll nesër kapitullin e katërt të negociatave me BE! Marta Kos: Zgjerimi po ecën përpara, siguria kusht për anëtarësimin

    October 12, 2026
    Shqipëria mbyll nesër kapitullin e katërt të negociatave me BE! Marta Kos: Zgjerimi po ecën përpara, siguria kusht për anëtarësimin

    Shqipëria shënon të martën një tjetër hap në rrugën drejt Bashkimit Europian. Në Luksemburg do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me Ndërmarrjet dhe Politikën Industriale.

    Drita jeshile është dhënë nga përfaqësuesit e shteteve anëtare në COREPER. Shqipëria është në prag të mbylljes së kapitullit të katërt brenda tre muajve, pas atyre për Shkencën dhe Kërkimin, Arsimin dhe Kulturën, si dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

    Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos njoftoi se në ditët në vijim janë parashikuar katër konferenca ndërqeveritare, me Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, duke e cilësuar këtë si një dëshmi se zgjerimi i Bashkimit Europian po ecën përpara.

    “Pas vendimit të djeshëm të shteteve anëtare, tashmë kemi perspektivën e mbajtjes së katër konferencave ndërqeveritare me Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Kjo është një shenjë e qartë se procesi i zgjerimit po ecën përpara. Vendet që kryesojnë këtë proces po përmbushin detyrimet e tyre dhe ne po bëjmë pjesën tonë”, tha Kos.

    Në kuadër të strategjisë së re të zgjerimit të Bashkimit Europian, Marta Kos theksoi se siguria dhe përafrimi strategjik me politikat e BE-së do të jenë kushte thelbësore për anëtarësimin e vendeve kandidate. Sipas saj, Bashkimi Europian nuk mund të pranojë anëtarë të rinj që nuk kontribuojnë në forcimin e sigurisë së përbashkët.

    “Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes të pranojmë shtete të reja anëtare që nuk do të kontribuojnë në forcimin e sigurisë sonë. Vetëm ato vende kandidate që janë të përafruara strategjikisht me ne do të mund të bëhen pjesë e Bashkimit Europian”, tha Kos.

    Kos nënvizoi gjithashtu se respektimi i shtetit të së drejtës mbetet një kusht themelor në procesin e anëtarësimit. Po ashtu, Kos kritikoi ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë, duke i cilësuar të papranueshme dhe në kundërshtim me detyrimet e vendit ndaj Bashkimit Europian.

    “Çështja e dytë lidhet me shtetin e së drejtës. Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të fortë për të drejtën ndërkombëtare. Diskutimet lidhur me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) tregojnë edhe një herë se sa thelbësore është të ruajmë respektin për shtetin e së drejtës dhe për vlerat tona, të cilat përbëjnë themelet e gjithçkaje që bëjmë, veçanërisht në procesin e zgjerimit.

    E drejta ndërkombëtare është gjithashtu thelbësore për paqen dhe sigurinë. Kjo ka një rëndësi të veçantë në Ballkanin Perëndimor, sidomos pas asaj që kemi parë pas vdekjes së kriminelit të luftës, kur tendencat nacionaliste kanë filluar të rizgjohen. Ne e kemi parë në të kaluarën se çfarë mund të ndodhë kur këto tendenca mbizotërojnë.

    Dua të jem gjithashtu shumë e qartë. Në Kosovë, ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet themelore që Kosova ka ndaj Bashkimit Evropian dhe kjo është e papranueshme. Ndryshimi i rregullave ndërkohë që një proces gjyqësor është ende në zhvillim bie ndesh me të gjitha standardet ndërkombëtare të njohura të shtetit të së drejtës”, tha Kos.

    anëtarësimi i Shqipërisë në BE Bashkimi Evropian integrimi evropian kapitulli i katërt i negociatave kushtet për anëtarësim marrëdhëniet Shqipëri-BE Marta Kos negociatat e Shqipërisë negociatat me Bashkimin Evropian politika evropiane procesi i integrimit Shqipëria në BE siguria evropiane Zgjerimi i BE-së
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria mbyll nesër kapitullin e katërt të negociatave me BE! Marta Kos: Zgjerimi po ecën përpara, siguria kusht për anëtarësimin

    October 12, 2026

    Varianti i ri i Covid-19, XFG përhapet në Britani! Cilat janë simptomat dhe çfarë thonë ekspertët

    October 12, 2026

    Volkswagen mbështet planin e BE-së për të forcuar industrinë evropiane dhe për të konkuruar rivalët kinezë

    October 12, 2026

    Vrasja e Egli Progës/ Kërkuan gjykim të shkurtuar, Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes

    October 12, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.