Rreziku nga Rusia, komandanti i NATO-s: Synimi ynë është të parandalojmë sulmin, jo të përshkallëzojmë situatën
Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Alexus Grynkewich, i cili ndodhet në Poloni për Forumin e Sigurisë së Varshavës (WSF), që nis të hënën, gjeti kohë dhe foli për sigurinë e kontinentit, kërcënimet me të cilat përballet dhe gatishmërinë e Aleancës për t’iu përgjigjur atyre.
Të hënën, gjenerali Grynkewich do të mbajë një fjalim në WSF, në të cilin do të paraqesë “atë që ne e quajmë Teoria e Fitores e NATO-s”.
Kjo teori specifikon “se si do të kryenin forcat operacione në rast se do të gjendeshim në konflikt”, tha Grynkewich.
Por ai theksoi se, si një aleancë mbrojtëse, koncepti i fitores së NATO-s është i përcaktuar qartë dhe “i bazuar në një strategji të asaj që ne e quajmë mohim”.
Kjo strategji, tha gjenerali, bazohet në mohimin e kundërshtarit të mundësisë për të arritur objektivat e tij. Por ai tha se strategjia është e rëndësishme edhe për efektin e saj parandalues.
Çdo kundërshtar i mundshëm e di se “ne kemi një teori dhe jemi gati ta zbatojmë atë”, tha ai, si rezultat i së cilës ata duhet të “arrin në përfundimin se nuk duan të na sulmojnë sepse aleanca është gati të veprojë”.
“Ne jemi një aleancë mbrojtëse, kështu që nuk kemi asnjë dëshirë këtu për të përshkallëzuar situatën dhe nuk kemi asnjë nevojë ta bëjmë këtë. E tëra çfarë duhet të bëjmë është të sigurohemi që askush të mos na kërcënojë. Dhe ky është objektivi ynë kryesor”, tha Grynkewich.
Brenda këtij konteksti, komandanti i NATO-s tha se rreziku që Rusia të nisë një sulm të madh ndaj një vendi të NATO-s është “relativisht i ulët”, pasi të gjitha forcat e Moskës janë të bllokuara në Ukrainë. Por nëse Polonia ose shtetet baltike sulmohen, përgjigja do të jetë e shpejtë, por theksi është i vendosur në parandalim.
“Jemi gati të përgjigjemi shumë shpejt, por ne do ta parandalonim që të ndodhte që në fillim. Ne e fitojmë këtë me anë të parandalimit dhe e fitojmë duke treguar forcën tonë. Dhe e fitojmë duke treguar unitetin tonë pas asaj force. Pra, shpresoj që të mos vijë kurrë dita kur të na duhet të përgjigjemi, sepse do t’i mbajmë në pritje përpara se të mendojnë të ndërmarrin një veprim kundër aleancës sonë”, shtoi ai.
Shakira vendos rekord në Amazon Music në Madrid, transmetimi më i shikuar drejtpërdrejt nga një artiste femër
Aksidenti me 11 viktima në Turqi, dalin pamjet e përplasjes së kamionit me autobusin me turistë
Trump kërkon ndryshimin e emrit të një oqeani, ja dy propozimet
- 10:15 Berisha: PD dënon deklaratat e Daçiç, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal
- 10:10 Shakira vendos rekord në Amazon Music në Madrid, transmetimi më i shikuar drejtpërdrejt nga një artiste femër
- 10:07 Temperatura të ulëta dhe ditë me diell, parashikimi i motit për javën
- 10:06 Shkëputet ashensori në një restorant në Fushë-Krujë, humb jetën kamarieri 16-vjeçar! Dy të arrestuar
- 09:59 Jep dorëheqjen drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve: Pati kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë
- 09:43 Aksidenti me 11 viktima në Turqi, dalin pamjet e përplasjes së kamionit me autobusin me turistë