Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili është shprehur se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson deklaratën provokuese dhe luftënxitëse, duke dënuar qëndrimet që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon. Berisha e ka quajtur Daçiçin “kllounin e Millosheviçit” dhe “pasardhësin direkt partiak të kasapit të Ballkanit”, duke akuzuar udhëheqjen aktuale serbe për ultranacionalizëm dhe armiqësi ndaj paqes.