Lajmi i fundit

EMRAT/ Ngjarje tronditëse në Krujë: Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar në ashensor, i mituri humb jetën

Reforma e re territoriale, Maliqi: Në jetojmë në diktaturë, patronazhistët e Ramës përçajnë çdo reagim qytetar

Reforma e re territoriale, Maliqi: Në jetojmë në diktaturë, patronazhistët e Ramës përçajnë çdo reagim qytetar

09:52, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri tv, ‘Kafe Shqeto’ ka qenë ish deputeti Lefter Maliqi. Ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ka treguar se si funksionon një narkoshtet si ky i drejtuar nga Edi Rama.

Flavio Qarri: A mendoni se do të ketë ndonjë ndikim në strukturën politike të zgjedhjeve të ardhshme, reforma e sapo miratuar territoriale.

Lefter Maliqi: Unë mendoj se Kuçova e ka kryetarin e saj dhe pas pranverës së ardhshme do të ketë një ndryshim total, ku të gjithë banorët do të habiten se sa shumë paskan vjedhur për 36 vjet rilindja në krye te bashkisë së Kuçovës. Dhe Kuçova ishte rreth më vete dhe nuk mund të prekej. Por unë mendoj dhe besoj që edhe Berati do ta ketë kryetarin nga opozita nëse lideri Berisha dhe opozita e bashkuar e shpall shumë shpejt kandidatin e Beratit sepse fuqia elektorale dhe puna që unë kam në bazë është edhe në pjesën e Beratit pasi kam qenë drejtues vendor i njësisë më të madhe. Pra në Otllak që është një e katërta e qytetit të Beratit por edhe lidhjet e shumta që unë kam në të dy bashkitë, Dimal dhe bashkinë Poliçan që i shkrinë. Dhe një bashkim i vlerave opozitare dhe i kandidatëve do të ndihmonte.

Flavio Qarri: Ju mendoni se do të ketë një votë hakmarrëse edhe në Berat.

Lefter Maliqi: Unë mendoj se do të ketë, nëse fillon puna shpejt. Nëse ne i lëmë kohë rilindjes që të vazhdojë me metodat e presionit, të joshjeve dhe me radhë, do të jetë dëm për opozitën. Kjo është një këshillë miqësore, por unë e kam dëgjuar edhe zotin Berisha i cili në të gjithë daljet që ka bërë ka thënë që shumë shpejt do të shpallen kandidatët për kryetarë bashkie.

Sepse kjo reformë e re territoriale, kjo ndarje e re është thjesht mbijetesë politike e Ramës. Pra ai i paraprin edhe zgjedhjeve të parakohshme që mund të ndodhin. Por ai bën hartën e re politike me të mirë se në atë me 61. Unë e kam thënë, edhe sepse kam qenë drejtues vendor, por ky i Surrelit, meqenëse ka qenë drejtues vendor, ka qenë drejtues i Bashkisë së Tiranës dhe që të dinë të gjithë shqiptarët, drejtuesi vendor ka fuqi absolute në zonat që mbulon, dhe drejtuesi vendor jep një, dy, tre mandate për deputet. Pra po fitove pushtetin lokal e ke shumë të lehtë për të fituar pushtetin qendror...

...Vrastare ishte për opozitën linja në tavolinë e pushtetit lokal. Sepse po ta mori pushtetin lokal, ti e ke shumë të vështirë, ai ka kontrollin e territorit. Ka një kryeplak në fshat, ka një punonjës ujësjellësi, ka nja 10 veta që u jep përkrahje sociale, fondet janë të shtetit por i ndan bashkia, ke edhe nja dy, tre të tejrë të punësuar dhe strukturën e posaçme. Po në qytet e njëjta gjë. Përveç kësaj që ka bashkia, ka edhe njerëzit që ka nga pushteti qendror administrativ. Dhe këta e kanë kthyer në sistem patronazhimin, sidomos në qytetet e vogla.

Flavio Qarri: A duhej të kishte, veçanërisht në bashkitë e Poliçanit që i nxitën protestat e para apo Dimali, një rezistencë nga ana e qytetareve për vetëvendosje, apo e shikoni si një moment që kaloi, për ta lënë ditën e votimit shprehjen e pakënaqësisë së tyre.

Lefter Maliqi: Shiko. Jemi në narkoshtet, ky i lë të bëjnë zhurmë, një ditë, dy ditë, pastaj i çon njerëz për ti përçarë, siç po ndodh edhe tek protesta, po zvogëlohet, se janë patronazhistët që janë futur në mes të protestës linja të ndryshme të rilindjes, provokatorë, agjente krimesh të SHIK e me radhë....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco