Endri Stafuka, kamarier në një restorant në Fushë Krujë, dhe Afrim Vathi, pronar i biznesit, janë arrestuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pas vdekjes së një kamarieri 16 vjeçar. Endri Stafuka akuzohet për vrasje, kurse pronari Afrim Vathi për shkeljen e rregullave të punës.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Endri Stafuka, 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;
- Afrim Vathi, 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit Afrim Vathi, shtetasi Endri Stafuka, kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor.
Fatkeqësisht, ashensori është shkëputur dhe 16 vjeçari që ishte brenda tij ka humbur jetën menjëherë. Hetimet e thelluara pritet të zbardhin më tej shkakun dhe gjendjen e ashensorit, i cili është shkëputur sapo kamarieri është rrëzuar brenda tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komunikatë për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Krujë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;
-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
