web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lana, në prag katastrofe/ Koshat e plehrave derdhen në lumë

12 Tetor 2026, 10:20, Denoncim CNA

Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë ekologjike që kalon në mes të kryeqytetit për të cilën nuk është marrë asnjë masë nga Bashkia e Tiranës.

Nëpërmjet një vëzhgimi në terren, CNA ka sjellë pamje të atyre që në fakt përbëjnë një katastrofë mjedisore dhe një kambanë alarmi.

Pamjet evidentojnë se si koshat e plehrave përfundojnë duke u zbrazur në lumin Lana dhe askush nuk merr asnjë masë për këtë dëm të madh që i shkaktohet lumit dhe mbi të gjitha banorëve që banojnë në këtë zonë.

Duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi në rrugën "Teodor Keko", lumi Lana është i mbushur me plehra, me inerte, kundërmon nga aroma e keqe, me tubacione të çara dhe me ujëra të zeza.

Për gjatësinë 1.8 km që përshkon lumi Lana nga Pallati me Shigjeta te kryqëzimi në rrugën "Teodor Keko" ishte parashikuar që të bëhej një investim prej 29 milionë eurosh, një projekt që do të rehabilitonte lumin Lana.

Ky ishte një premtim i bërë nga Erion Veliaj në vitin 2024, por në fakt mbeti thjesht dhe vetëm një mashtrim tjetër në listën e kryebashkiakut.

Realiteti në terren tregon që deri më tani, pra në tetor të vitit 2026, pas një periudhe më shumë se dyvjeçare nuk është kryer asnjë invetsim dhe nuk duket asnjë gjurmë e projektit të premtuar nga Veliaj.

Realiteti tregon plehrat e derdhura në lumë, shkarkimet e ujërave të zeza, tubacionet e çara, aromën e keqe dhe propagandën e qelbur të Erion Veliajt.

Lumi Lana është një alarm mjedisor, për të cilin institucionet duhet të marrin masa të menjëhershme për të parandalur më tej ndotjen.

Situata kritike kërkon zgjidhje dhe jo propagandë që qelb nga mashtrimet publike të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj./ CNA

 





Lajmet e fundit nga