Policia ka marrë në pyetje 23 persona për atentatin me bombë të telekomanduar, ku u vra Beqir Devolli, i njohur si “Çilo Hundërri”. Mes personave të pyetur është 26-vjeçari Erigels Mela, i cili udhëtonte në Mercedes Benz me viktimën, kur makina shpërtheu para drejtorisë së policisë së Gjirokastrës. I riu që ende gjendet në spital, ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe me Çilo Hundërrin e kishte shok. Familjarë dhe të njohur të viktimës kanë deklaruar se prej një viti ai ruhej dhe për këtë arsye kishte lënë Tiranën dhe ishte kthyer për të jetuar në Gjirokastër.

Beqir Devolli nuk rezulton person me precedentë. Në Shqipëri ka vetem një dënim të kryer në 2012 për trafik të klandestinëve. Ndërsa në Greqi është hetuar për trafik të lëndëve narkotike para shumë vitesh.

Ka disa pista hetimi për atentatin por asnjëra prej tyre s’ka ende prova. Një ndër pistat është ajo e hakmarrjes, pasi dyshohet se Çilo Hundërri mund të ketë pasur rol në ekzekutimin e Artan Myrtajt në Sarandë, njohur si ‘Tani i Ruzhdies’. Burime të tjera ngrenë dyshime se Devolli mund të ketë kete punuar shofer me një grup kriminal, dhe nga ana tjetër ishte informator i policisë dhe dhe mund të ketë nxjerre informacione për drogen. Këto të dhëna mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht por po verifikohen nga hetuesit.

Ndërsa të plagosurit Erigels Mela, para një viti i kanë djegur makinën por nuk u zbuluan autorët e as rrethanat. Ai është djali i ish-prokurorit Përparim Mela dhe i Mimoza Melës, e cila punon si sekretare në Prokuror. Vëllai i tij, Jurgen Mela, është biznesmen ka qenë bashkortak me Granit Pepnikën, i arrestuar në korrik 2026 për mashtim përmes call center-ave.