134 ditë protestë kundër Ramës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh: Qeveri e krimit, qeveri e drogës
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore t&eu...
Atentati me shpërthim në Gjirokastër/ Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranë...
VIDEO/ Shpërthen në ecje makina në Gjirokastër, policia nis hetimet 10 Tetor, 22:12 EMRAT+PAMJET/ Shpë...
Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi sfidat e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë kontributin e Shqipërisë në kuadër të Bordit të Paqes.
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti paraditen e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar.
Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi sfidat e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë kontributin e Shqipërisë në kuadër të Bordit të Paqes.
Ministri Hoxha theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Izrael mbështeten në një histori të veçantë miqësie, respekti dhe solidariteti, të cilat përbëjnë një bazë të fortë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen.
Gjatë vizitës, Ministri Hoxha dhe homologu i tij nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunimin e Përgjithshëm, e cila shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Marrëveshja krijon një kuadër të gjerë bashkëpunimi ndërqeveritar dhe vendos një mekanizëm të strukturuar për zhvillimin e partneriteteve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia dhe tregtia, inovacioni dhe teknologjia, bujqësia, menaxhimi i ujërave, energjia, shëndetësia, arsimi, siguria, turizmi dhe kultura.
Në mënyrë të veçantë, bashkëpunimi në fushën e turizmit ka njohur zhvillime shumë pozitive vitet e fundit, duke u shndërruar në një prej sektorëve më dinamikë dhe premtues të marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimit, Ministri Hoxha rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të sigurisë së Izraelit, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e përpjekjeve për arritjen e një zgjidhjeje që garanton paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë për të gjithë rajonin.
Vizita shërbeu gjithashtu si një mundësi për të rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë kundër terrorizmit, ekstremizmit, antisemitizmit dhe çdo forme urrejtjeje. Në këtë kuadër, Ministri Sa’ar vizitoi ekspozitën arkivore që dokumenton traditën e njohur shqiptare të mbrojtjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, një kapitull krenarie në historinë e vendit tonë.
Dy ministrat vlerësuan rëndësinë e vijimit të dialogut politik dhe të bashkëpunimit në të gjitha nivelet, përmes koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve, në funksion të forcimit të mëtejshëm të partneritetit Shqipëri-Izrael./Dosja.al
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar se anëtarësimi në BE kërkon përmbushjen e ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëvendëskryemini...
Gideon Sa’ar TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë...
pamjet nga kuvendi TIRANË- Sekretariati i Etikës pritet të shqyrtojë sot kërkesën e Partisë Socialiste për pë...
Grupi i PS-së TIRANË- Parta Socialiste, pritet të zhvillojë ditën e mërkurë një mbledhje të zgjeruar të g...
Ministria e Jashme TIRANË- Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar pas deklaratave të ministrit serb Ivica Daçiç, i cili gjat...
Justina Shiroka Pula dhe Albin Kurti Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kaluan vite duke treguar se sa shum&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka treguar në podcast-in e tij “Flasim” se një nga dëshirat e tij pasi tw...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dënuar sulmet e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë goditjen ...
Ferit Hoxha TIRANË - Shqipëria ka dënuar sulmin e fundit të grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, duke shprehur solidaritet me popull...