Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur dje në restorantin 'Wedding Center Vathi' në Arrameras të Fushë Krujës ku një kamarier 16 vjeçar humbi jetën si pasojë e shkëputjes së ashensorit.
Në pranga për ngjarjen ra kolegu i tij 26 vjeçar Endri Stafuka dhe pronari i restorantit Afrim Vathi. Mësohet se Stafuka, viktima dhe një tjetër koleg po bënin shaka me njëri-tjetrin kur papritur ndodhi tragjedia dhe ashensori u shkëput.
I mituri që ndërroi jetë ishte nip i pronarit të restorantit. Versus.al


